SPORT

Blerand Stavileci do të bënte tifo për Cuculin e Dritës nëse do të luante për Maqedoninë e Veriut, në “Euro2020”

Ish Ministri, Blerand Stavileci njihet si entuziast i futbollit.

Ai në emisionin EuroKampionet të Kanal10, tregoji për favoritët sipas tij, në këtë kampionat.

Pas Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat nuk janë pjesë e Evropianit 2020, ai listoji skuadrat e tij të preferuara, Francën, Italinë dhe Kroacinë.

I pyetur nëse është për Maqedoninë Veriore e cila ka 7 shqiptarë në përbërje, ai u pergjigj  “do të bëja tifo për ta, nëse do të luane Cuculi”.

Kujtojmë qe Ardian Cuculi ka qenë reprezentues i Maqedonisë së Veriut dhe ka pasur super paraqitje me fanellën e kësaj kombetarje.

Qendërmbrojtësi 33 vjeqar, pas një karriere te bujshme, aktualisht bart fanellën e FC. “Drita”.