Show Biz

Bleona Qerreti së shpejti me librin e saj

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti ka deklaruar para pak kohësh se do të shkruajë një libër për jetën e saj.

Libri do të jetë shumë shpejt në treg ,ku cdo njeri mund ta blejë online apo në librari.Në mesin e vitit 2019 cdo gjë do të jetë e përfunduar.

Ajo erdhi për pak ditë në Shqipëri për të vendosur se kush do të jetë përkthyesi i librit në gjuhën shqipe.Këngëtarja, e cila ka vite që është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj atje do të tregojë cdo gjë ka kaluar në jetë, përfshirë edhe lidhjet e dashurisë.

Duket se këngëtarja e ka mbajtur fjalën pasi përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka shkruar se tashmë libri është gati për publikim.

Dhe kur kthehesh në një diamant, do ta shohësh sepse jeta duhej të bënte presion… shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur, për kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje. Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!’, – ka shkruar Belona./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.