SPORT

Bledar Devolli emërohet trajner i ri i KF Drenicës

Klubi i futbollit KF Drenica ka nënshkruar me Bledar Devollin për trajner të ri të skuadrës.

Sipas njoftimit të KF Drenicës në faqen zyrtare në Facebook, gjatë së dielës është arritur marrëveshja mes klubit dhe trajnerit nga Gjirokastra.

Devolli është trajner 42-vjeçar ndërsa më herët ka qenë në futbollin kosovar në skuadrën e KEK-ut, ndërsa në Shqipëri ka udhëhequr Lutfëtarin, Bylisin, Kamzën, Kastriotin, Tomorin e të tjera.

Nënshkrimi i KF Drenicës me trajnerin e ri vjen pas largimit të trajnerit Fadil Rama nga drejtimi i kësaj skuadre. Rama dha dorëheqje gjatë së shtunës nga KF Drenica nën arsyetimin e rezultateve të dobëta.