Bota

Bitcoin humbi edhe 10 për qind të vlerës së saj

Vlera e bitcoin ka rënë me më shumë se 10 për qind sot, në më pak se 50,000 dollarë, pasi investitorët fillojnë të tregojnë shenja nervozizmi dhe të fitojnë duke shitur këtë monedhë dixhitale sa më shpejt të jetë e mundur.

Vlera e një monedhe dixhitale aktualisht është 48,575 dollarë, që është 16 përqind më pak se vlera rekord e arritur të Shtunën, 20 Shkurt.

Në bazë vjetore, bitcoin është akoma në plus me rreth 75 përqind dhe rënia pasoi pavarësisht kursit të dobët të këmbimit të dollarit kundrejt monedhave të tjera.

Drejtori i kompanisë “Qu 9 capital” për asete dixhitale nga Hong Kong, James Qvinn, beson se është “mjaft normale dhe e shëndetshme” që individët shesin bitcoin dhe vlerësoi se kjo po bëhet aktualisht nga investitorët me pakicë.

Investimi i fundit i Tesla në 1.5 miliard dollarë në bitcoin e shtyu këtë kriptomonedhë mbi 50,000 dollarë, por i ekspozoi aksionet e saj ndaj lëvizjeve në vlerën e bitcoin.