Kosova

Bisedimet VV-LDK, tuxharllëk ordiner

Ish-deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën.

Ai ka thënë se mosmarrëveshjet midis VV-së dhe LDK-së duket se jenë më të thella se sa një post presidenti apo ministri, ose janë shumë më serioze se sa kaq.

Nitaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është pak e besueshme që LDK të ngul këmbë për kaq pak, por, problemi mund të jetë diku tjetër!

Postimi i plotë:

“Me gjase shume ne LDK, nuk jane te gatshem ta pranojne rolin e nje partneri te nenshtruar, per te mos thene te poshteruar ne nje qeveri “Kurti”!

Ky i fundit tashmë i ka ndërmarrë disa veprime që mund të kuptohen edhe si përpjekje për nënshtrimin e partnerit, sado që nuk e ka fare problem t’i ndërrojë qëndrimet edhe ne momentet e fundit.” ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shtuar se cilido që të jetë përfundimi, tashmë i ka humbur kuptimi një aleance të proklamuar për një qeveri ndryshe!

Muharrem Nitaj:

Mosmarreveshjet midis VV dhe LDK duket se jane me te thella se sa nje post presidenti apo ministri, ose jane shume me serioze se sa kaq. Eshte pak e besueshme qe LDK te ngul kembe per kaq pak, por problemi mund te jete diku tjeter!
Me gjase shume ne LDK, nuk jane te gatshem ta pranojne rolin e nje partneri te nenshtruar, per te mos thene te poshteruar ne nje qeveri “Kurti”!
Ky i fundit tashme i ka ndermarr disa veprime qe mund te kuptohen edhe si perpjekje per nenshtrimin e …Shiko më shumë