Kosova

“Bisedimet VV dhe LDK kanë prodhuar politikë, por jo dokumente”

Të hënën është pritur që të bëhet nënshkrimi i koalicionit VV-LDK, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo çështje mund të ngadalësoj krijimin e Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, tashmë po bëhen një javë që nga dorëzimi i certifikatës së zgjedhjeve të 6 tetorit, nga KQZ-ja tek presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Njohësi i çështjeve juridike, dhe ish anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani ka treguar procedurat nëpër të cilat duhet të kaloj vendi deri sa të zgjedhet kryeministri i ardhshëm.

“Së pari duhet të thirret seanca konstituive Kuvendit, të zgjedhet kryetari dhe pesë nënkryetarët, në afat prej 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve, pastaj presidenti pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. 2.Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. 3.Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 4.Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”, transmeton Kosova.info.

Image

Burjani shprehet se nëse ka gatishmëri nga politika mund të themelohen institucionet e Kosovës brenda një muaji.

“Pra sa me pare duhet të themelohet Kuvendi, të thirret seanca konstituive, kjo dinamik varet nga koalicioni pretendon për të qeverisur duhet të iniciohet procesi i konstituimit dhe procedura zgjedhore.

Institucionet më së largu brenda një muaji mund të themelohen nëse veç ka gatishmëri politike nga koalicioni fitues apo themelimi i koalicionit fitues. Pra, varet LDK dhe VV kjo çështje sa janë të gatshëm të kryejnë punën, ata duhet  qysh këtë javë të themelojnë koalicionin të kryejnë punën me marrëveshje. Shumëçka është jo transparente bisedimet e deritashme VV dhe LDK kanë prodhuar politik, por jo dokumente. Kjo tregon se ende s`ka gatishmëri përfundimtare, por mbajnë rezerva në deklarime për të i dhënë gjasa marrëveshjes që mund të ndodhë për koalicion”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.