Show Biz

Billie Eilish do të publikojë këngën e re këtë javë

Këngëtarja amerikane Billie Eilish, 17 vjeçe, ka njoftuar se do të publikojë këngën e re “Everything I Wanted” gjatë kësaj jave.

Ky njoftim vjen pasi ylli i ri pop javën e kaluar ka paralajmëruar se do të publikojë këngë të re së shpejti, shkruan NME, transmeton Koha.net. Në Instagram Story, më 6 nëntor, ajo u ka treguar fansave se nuk do të dalë jashtë për disa javë, por si “kompromis” ajo do të publikonte një këngë të re javën e ardhshme.

Në postimin e mbrëmshëm në Twitter, këngëtarja e hitit “Bad Guy” ka zbuluar emrin e këngës së re dhe se fansat mund ta presin atë të mërkurën, më 13 nëntor.

E titulluar “Everything I Wanted”, kënga e re vjen pasi Eilish ka publikuar albumin e saj solo “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” më herët këtë vit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483