Biletat për finalen e Euro 2020 me çmime marramendëse

Biletat në internet për të parë Anglinë kundër Italisë në finalen e Euro 2020 në Wembley, po shiten me çmim prej 17,500 eurosh.

Biletat e shumë kërkuara fillimisht ishin në dispozicion përmes portalit të biletave UEFA, që kushtonin midis 94 dhe 940 eurosh, por ato tani janë shitur të gjitha.

Tani shitësit po kërkojnë të fitojnë deri në 1,800 për qind fitim, raporton Evening Standard, transmeton Klankosova.tv.

Një ofertë në eBay ishte çmimi prej 70 mijë eurosh për katër bileta në vendin e njëjtë.

Një shitës tjetër donte të merrte 14,500 euro për dy bileta, dhe një tjetër kërkoi 4 mijë euro për një biletë.

Go to TOP