
Ylli i Kosovës, Milot Rashica është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor të Werder Bremenit këtë edicion.
22-vjeçari në pjesën e parë të këtij edicioni nuk kishte pasur rastin e duhur të’shpërthente’, por nga pjesa e dytë ai është ‘egjeli’ i kundërshtarëve të tij në fushën e lojës.
Paraqitjet e futbollistit nga Vushtrria nuk kanë mbetur pa u parë edhe nga klubet e mëdha të Evropës.
Siç shkruan “Bild”, RedBull Leipzig ka shprehur interesim për shërbimet e Milot Rashicës.
Klubi që do të marrë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm pritet të mbetet pa sulmuesin kryesor të skuadrës, Timo Werner.
Kështu, përveç Gian-Luca Waldschmidt dhe Dodi Lukebakio, klubi gjerman kërkon edhe transferimin e Rashicës.
Rashica u transferua në fund të afatit kalimtar dimëror vitin e kaluar te Werder Bremeni nga Vitesse Arnheim për shtatë milionë euro.
Futbollisti i Kosovës ka kontratë me klubin nga Gjermania e Veriut deri në vitin 2022.
Vlen të përmendet se për Rashicën ka shprehur interesim edhe klubi nga Londra, Crystal Palace.