Kosova

Bilall Sherifi i lumtur për anulimin e votave nga Serbia

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Billall Sherifi duket se i është gëzuar vendimit të PZAP’it që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbiaraporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sherifi ka thënë se me vendimet e sotme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi se NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Urime dhe falënderime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Koalicionit tonë! Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia!”, ka shkruar Sherifi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur sot për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.