OPINION

Bilall Kasami, ky specialist për përçarje e jo për bashkim të opozitës shqiptare

Shkruan: Ejup BERIShA
Turp është nëse nuk arrihet të mundet BDI në zgjedhjet e parakohshme të radhës që pritet të mbahen më 12 prill të këtij viti këtu te ne.

BDI ka kohë që nuk është ndonjë subjekt i fortë që të mos ketë mundësi që të mundet në zgjedhje prandaj po të kishte ndonjë opozitë më të vetëdijshme më të organizuar dhe më përparimtare atë pra BDI-në qysh më herët do ta kishin dërguar në opozitë. Por opozita e tashme te ne është shumë e dobët dhe e brishtë saqë po nuk u bashkua dhe nuk mobilizohet akoma dhe më tepër fatkeqësisht me shumë dhembje do të them se do të duhet t’ia urojnë fitoren partisë aktuale shqiptare në pushtet. Fitoren në zgjedhje opozita ndaj pozitës do të mund ta siguroj me mobilizim të qytetarëve votues duke u ofruar këtyre të fundit  alternativa të pranueshme të shëndosha të kapshme dhe pozitive politike që në ditën e zgjedhjeve qytetarët votues kur të dalin nëpër vendvotime të votojnë për Partinë apo për grupimin e Partive politike opozitare të cilat i kanë bindur qytetarët se janë më ndryshe më të pranueshme më të mira më të sinqerta dhe më përparimtare se partia apo grupimi i partive të cilat janë në pushtet. Kjo do të mund të bëhet vetëm se përmes bashkimit të forcave dhe të gjitha resurseve materiale jomateriale dhe kapaciteteve intelektuale mes partive politike opozitare. Kohëve të fundit për një nismë për bashkim forcash resursesh dhe njerezish janë pajtuar Aleanca për shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Alternativa e udhëhequr nga Afrim Gashi, por idenë e iniciuar nga Ziadin Sela dhe të pranuar nga Afrim Gashi e ka refuzuar kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami. Është e radhës që ky i fundit të pyetet pse i ikë apo se pse po e bishtnon idenë për bashkim opozitar ndërsa në opinion i njëjti gojën e ka përplot me bashkim dhe bashkpunim opozitar. Pse o Bilall hë thuaje çfarë po të pengon që ti bashkëngjitësh nismës për bashkim opozitar për ta mundur Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet e 12 prillit. Vërtetë thuaje çfarë dreqin ke që përherë bëhesh pengese e bashkimit opozitar politik athua vallë s’po të lë ish shefi yt Ali Ahmeti. Hë pra thuaje realitetin a nuk je i vetëdijshëm se sa i rëndësishëm dhe i domosdoshëm është ndryshimi në ambientin politik shqiptar këtu te ne në RMV. Me veprimet e tua të këqija nuk befasohem sepse ti je përçarës i specializuar Bilall. Ti e përçave Lëvizjen Besa para ca vitesh e tani e refuzon apo siç thash më lart po e bishtnon bashkimin. O Bilall Kasami më dëgjo ka me të mallkuar historia nëse vazhdon të luash me fatin e një populli të tërë i cili ka nevojë për ndryshim për një realitet më të ndryshëm dhe për një të ardhme më të mirë. Shih e kam një propozim për ty nëse vërtetë je filiale e BDI-së atëherë ndryshoje emrin e Partisë nga Besa në Besa e BDI-së dhe pastaj shkoni në opozitë së bashku të dyja se ky popull ka nevojë pë risi, ndryshim, për përparim zhvillime pozitive, për gëzime dhe për ta gjetur lumturinë e humbur e nuk ka nevojë për status quo regres, dëshpërim dhe për palumturi që ua keni servuar që moti ti me ish shefin tënd A.A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.