Kombëtare

BIK dënon aktin e vandalizimit të varrezave myslimane në Prishtinë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka reaguar ndaj dëmtimit të varrezave myslimane në Prishtinë.

Ata përmes një kumtese për media kanë njoftuar se me shqetësim kanë marrë lajmin për dëmtimin dhe vandalizmin e këtyre varrezave.

“Sipas informatave që disponojmë, më 6 gusht 2019, persona të panjohur kanë vandalizuar 11 varre, ku me këtë rast kanë dëmtuar gurët mbivarror. Atakimi i varrezave, përveç se është vepër e ndaluar me parimet fetare, është akt i shëmtuar dhe veprim i papranueshëm, pavarësisht nga kush është kryer”, thuhet në reagim.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më parë të zbulojnë aktorët e këtij akti vandal dhe të njëjtit të dalin para drejtësisë.

Ata kanë kërkuar që të ndërmerren masa të duhura që akte të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.