OPINION

Big Brother VIP Albania – një megashfaqje e Top Chanelit

Shkruan: Fadil MALOKU
1. Që në fillim më duhet të ceku, se magashfaqja Big Brither VIPAlabania, pak a shumë është një lloj paradigme ilustruese e rendit të ri, që nga shumica e sociologëve e politologëve identifikohet si globalizëm. Sociologu e filozofi i njohur Right Mils, e ka diku një thënie, që unë e pranoj pa ekuivoke, e ajo është se; “Individualizmi i tepruar, si “produkt” i kapitalizmit neoliberal ka gjasa dhe prirje reale të prodhoj personalitete të deformuara…”! Shqiptarët, në mungesë të përvojës së ndërtimit të kupoles së kornizës kapitaliste, aq më pak asaj neoliberale, duket që janë duke shijuar tmerrësisht shpejt e pakompromis si “produktet” ashtu edhe pasojat që është duke dedikuar ky tipi i ri i turbokapitalizmit neoliberal.

2. Pra, ata po shpërthejnë në një individualizëm ekstrem duke i rrezikuar kështu si raportet e ngushta interpersonale ashtu edhe ato familjare. Interpersonale, sepse ata transicioni i zuri të papërgatitur (shkaku i ish “infrastrukturës” së njëmendësisë komuniste) dhe të pakonsoliduar (shkaku i “arratisjes” së “trurit” intelektual nga vendi). Tani Kujdestaria sociale shtetërore”, duket që ende po prodhon deformitete e sjellje të atilla deviante që po vënë në pikëpyetje si riprodhimin e thjeshtë sociokulturor ashtu edhe ate socioekonomik! Në këtë kontekst edhe arkitektët e rinj të spektakleve televizive shqiptare, duke dashur të provojnë diçka interesante, diçka identike me frymën neoliberale, diçka të re, diçka emocionuese, pra, diçka që do i “prangoste” shikuesit (duke pretenduar t’i shndrrojnë ata edhe në turmë amorfe) para ekraneve televizive, arritën ta imponojnë dhe realizojnë tipin e spektaklit sikurse ky i Shtëpinë Big Brother- made in Albania! Ku përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhet pak a shumë të (pa)njohura publike nga fushat dhe lëmitë e ndryshme, e me gjini antipode e karaktere të larmishme, do provojnë të “bashkëjetojnë” (lexo: t’i përballojnë presionit të interkomunikimit personal) në këtë Shtëpi. Shtëpi kjo që është shtëpia më “atraktive”, më e përgjuar në botë ku edhe frymëmarrja dhe të rrahurat sado të vogla të zemrës mund të përgjohen pa asnjë problem. Meqë, TV-ni, si medium i dëshmuar i komunikimit, s’është vetëm burim i rëndësishëm informacioni për ngjarjet, thashethemet, ndodhitë, etj. në mbarë botën, por me shkathtësinë e frymës dhe ndjenjës së pjesëmarrjes “aktive” në ngjarje kudo në botë është shndrruar njëherit edhe në mediumin që na jap informacione të sakta, të shpejta dhe me shpresë të vërteta.

3. Tani, për dallim nga TV-et, që pak a shumë e kanë si obligim kursin e dëshmimit të saktësisë, shpejtësisë dhe vërtetësisë së lajmit, sot mediat tjera sociale (sidomos portalet) më shumë janë të prira që ta ndjekin vetëm “kursin” e të qenit i pari. Mirëpo, duket që rolin e argëtimit, edukimit dhe përgjithësisht arsimimit të masave të gjëra popullore, këto medie sociale edhe sot e kësaj dite, assesi s’po mund ta zëvendësojnë rolin e Tv-nit. Por TV-ni përveç dhënies së informacionit, kryen edhe një funksion shumë të rëndësishëm në jetën sociale të publikut. E ai rol është ai socializues. Sepse, përveç familjes, shkollës dhe grupeve të bashkëmoshatarëve, sot televizioni (u dëshmua një rikthim sidomos në kohen e pandemisë covid19) edhe më tej po e loz rolin e tij të sipërpërmendur të socializimit. Duket që këtë rol fuqizues, ai është duke na e ridëshmuar e rikthyer edhe në spektakle të natyrës siç është ky i Big Brother-Vip, që ka filluar këtyre ditëve në Top Chanel.

(Analiza sociologjike vazhdon)