Kombëtare

Bien në lumë me veturë doganierët që ishin duke ndjekur kontrabandistët

Sot rreth orës 22:00 një automjet i Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lushta të lagjes Vaganicë në Mitrovicë.

Lajmin për Klan Kosova e konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, kane qenë dy doganierë duke e ndjekur një veturë për të cilën është dyshuar që ka mall të kontrabanduar.

“Vetura nuk është ndalur dhe nga terreni i papërshtatshëm vetura ka përfunduar në lumë.

Klan Kosova ka biseduar edhe me persona përgjegjës në spitalin  e Mitrovicës, të cilët kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e dy doganierëve është e mirë.

“Kanë pësuar vetëm ndrydhje pak – jo lëndime serioze. Të dy janë liruar për në shtëpi”.