Kosova

Bie numri i viktimave dhe të infektuarve/ 10 viktima dhe mbi 100 raste të reja me Koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 173 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 10 persona.

Në të njëjtën kohë janë shëruar 2 mijë e 261 persona, transmeton lajmi.net.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit janë vaksinuar gjithsej 19 mijë e 193 qytetarë.