Bota

Bideni nuk do ta sulmojë Trumpin e infektuar me virus

Kandidati demokrat për garën presidenciale, Joe Biden, ka lënë anash betejën politike, duke thënë se nuk do ta sulmojë presidentin Donald Trump tani që ndodhet në spital nga infektimi me koronavirus.

Bideni ka thënë se nuk do të ketë kritika ndaj presidentit, por u ka bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maskat në hapësirat publike, transmeton KOHA.

Mbajtja e maskës, sipas Bidenit, nuk është shkelje e lirisë, mirëpo shprehje e patriotizmit në kohë krizash si kjo me pandeminë.

Bideni si president ka premtuar se do ta bëjë prioritet shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Ai ka thënë se pajisjet mbrojtëse janë më shumë çështje e autoriteteve federale sesa e atyre lokale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.