Bota

Biden zbuloi se e fitoi garën nga nipërit dhe mbesat e tij

Në ditën kur u publikuan rezultatet e fitores së tij, presidenti i zgjedhur në ShBA, Joe Biden, e kishte kaluar ditën me familjen e tij.

Në fakt ishin nipërit dhe mbesat e tij që e informuan atë se ai kishte fituar garën, sipas një burimi nga ekipi i fushatës, transmeton Telegrafi.

Fotoja e mëposhtme e publikuar nga mbesa e tij Naomi, u bë pak pasi ai mësoi se ishte presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden pas fitores e mbajti fjalimin e tij të parë në Delawere, derisa u zotua për unifikim të vendit.