Bota

Biden: Unë do të vaksinohem publikisht pasi Fauci thotë se është e sigurt

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha se e ka ftuar infektologun kryesor amerikan Anthony Fauci të vazhdojë të bëjë punën e tij dhe të jetë këshilltari kryesor mjekësor në ekipin e administratës së re për luftën kundër covid-19.

“Unë i kërkova atij të qëndronte në të njëjtën pozitë që mbajti për disa presidentë të fundit dhe i kërkova që të ishte këshilltari im kryesor mjekësor, si dhe pjesë e ekipit anti-kovid”, tha Biden, i cili do ta marrë pozitën e presidentit më 20 janar.

Ai gjithashtu tha se do ta merrte vaksinën, pasi Fauci tha se ishte e sigurt dhe shtoi se do të vaksinohej publikisht, raporton Reuters.

“Është e rëndësishme t’u shpjegohet qytetarëve amerikanë se është e sigurt”, tha presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Ai deklaroi se kur të marrë detyrën, ai do të lëshojë një dekret mbi mbajtjen e detyrueshme të maskave në shërbimet federale dhe transportin publik midis shteteve, të tilla si aeroplanë dhe autobusë.

“Do t’u kërkoj qytetarëve që të mbajnë maska ​​për 100 ditë. Jo përgjithmonë, 100 ditë “, tha Biden.