Bota

Biden, tregon përafërsisht kur mund të bëhen vaksinimet e para

Joe Biden po mban një fjalim rreth festës kombëtare të njohur si “Dita e Falënderimeve”.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden iu është drejtuar kombit amerikan duke përcjell mesazhe të bashkimit në kohë të pandemisë.

“Ne duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, thotë ai dhe më tej shton se “Të gjithë jemi së bashku në këtë, raporton theguardian.

Ai thotë se po lutet për njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre që nga Falënderimet e fundit. Demokrati pohoi se si familja e tij ka thyer traditën e udhëtimit për pushime.

“Këtë vit, sepse kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, do të kemi një Falënderim të veçantë”, thotë ai.

“Unë e di se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është kaq shumë e rëndësishme. Vendi ynë është në mes të një kulmi dramatik të rasteve. Ne duhet të përpiqemi të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi”, thotë Biden. Ai thotë se “ua kemi borxh” punonjësve të kujdesit shëndetësor që luftojnë virusin.

“Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë që kanë nevojë për qasje në shtretërit e spitalit … kjo është fjalë për fjalë detyra jonë patriotike si amerikanë”, tha Biden.

Biden thotë se imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

Ai thotë se do të duhet kohë për të vaksinuar vendin “Ka një shpresë të vërtetë, një shpresë të prekshme. E di që mundemi dhe do ta mundim këtë virus”. Ai bën thirrje për mbajtjen e maskave, distancës sociale dhe madhësive të kufizuara të grupeve.