Kosova

Biden i shkruan letër Vuçiqit: Kompromis kur është e nevojshme, për të normalizuar shpejt marrëdhëniet me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për marrjen e mandatit të dytë si president. Biden, veç tjerash, ka kërkuar nga Vuçiqi që të bëjë kompromise për të normalizuar, siç kërkoi ai, shpejt marrëdhëniet me Kosovën.

“Me përfundimin e zgjedhjeve, unë inkurajoj Serbinë të bëjë përparim në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme – për të normalizuar shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut të sponsorizuar nga BE”, citohet letra e Biden nga mediat serbe.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, vijon më tej letra e presidentit amerikan.

Biden ka përmendur edhe angazhimin e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke thënë se bashkë me të po presin që Serbia të luftojë korrupsionin e të forcojë sundimin e ligjit.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort