Bota

Biden i jep Putinit dy dhurata që kanë domethënie për amerikanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dhënë homologut të tij rus dy dhurata në takimin, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Dhurata e parë është një skulpturë kristali e një bizoni amerikan, “një nga gjitarët më madhështorë të kombit tonë dhe është përfaqësues i forcës, unitetit, qëndrueshmërisë”, thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu i dha Putinit një palë syzedielli të modelit amerikanë “Aviator”.

Biden është i njohur për syze dielli sportive Aviator dhe është fotografuar duke i mbajtur ato shumë herë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.