Besnik Boletini dhe Arta Berisha rizgjidhen anëtarë të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur anëtarë të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe Arta Berisha.

Boletini mori 54 vota, ndërsa Berisha 51 vota, në seancën e sotme.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se për anëtarin e tretë, në mes Albinot Hamiti që kishte 6 vota dhe Albinot Malokut 5 vota do të votohet për herë të dytë në seancën tjetër pasi që kishte mungesë të kuorumit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës deputetët dështuan të zgjedhin një anëtar të bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb, pasi që 59 fletëvotime ishin të pavlefshme, andaj konkursi do të rishpallet.

Ndryshe partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.

Go to TOP