Kosova

Besnik Berisha: Vjosa të bëhet kryeministre

Avokati Besnik Berisha, i ftuar në cilësi të analistit në RTV Dukagjini, ka dhënë disa deklarata interesante në emision.

“Nuk jam i thirrur për të folur në emër të LDK-së. Kam ardhur si analist këtu. Por, po të isha në LDK, s’do të hiqja dorë nga posti i kryeministrit.”

“LDK-ja është në pozicionin më të mirë të mundshëm. Po të kishte dalë e para, LDK do të duhej t’i luste partitë e tjera për koalicion, kurse tani ajo është aty për këdo që ka nevojë për koalicion. Vjosa Osmani duhet të bëhet kryeministre, pavarësisht që VV ka pasur pak më shumë vota. Nëse munden, atëherë le ta formojnë vet qeverinë me Kurtin kryeministër.”, theksoi Berisha. /Kosova.Info

Leave a Reply

Your email address will not be published.