Kosova

Besian Mustafa zgjedhet kryetar i Degës së katërt të LDK-së në Prishtinë

Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i Degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kandidat në këtë garë ka qenë edhe deputeti Arben Gashi, mirëpo delegatët e degës së katërt shumicën e votave ia kanë dhënë kryetarit tashmë të ri, Besian Mustafës.

Mustafa i ka siguruar 50 vota. Ndërsa deputeti Gashi i ka siguruar gjashtë vota më pak se kundërkandidati i tij.

Kujtojmë se në garë ka qenë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai është tërhequr nga kandidimi disa javë më parë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483