SPORT

Besa me një këmbë në finale, sfida kryesore në Prishtinë

Pasi ka fituar bindshëm ndeshjen e pare gjysmëfinale, Besa Famgas të mërkurën mund të sigurojë kalimin në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Gjakovë nga ora 19:00 luhet ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Besa Famgasit. Besa është kampion aktual dhe e ka përfunduar Superligën A në vend të parë. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 39:10. I duhet edhe një fitore apo barazim për të kaluar në finale të plejofit. Vëllaznimi e ka mbyllur Superligën A në vend të katërt.

Të mërkurën (nesër) luhet edhe gjysmëfinalja e dytë e plejofit në mes të Prishtinës e Kastriotit. Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 18:00. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Ferizaj e ka fituar Kastrioti me rezultat 28:21. Kastrioti ishte i dyti në Superligën A ndërsa Prishtina e treta. Dy skuadrat janë takuar edhe në finale të Kupës, në një ndeshje shumë të fortë e dramatike. Ndeshje e fortë e cilësore pritet të jetë edhe ajo që luhet nesër në kryeqytet. Kastrioti do të mundohet që me fitore apo barazim të siguroi finalen, ndërsa Prishtina që të barazoi rezultatin në 1:1 dhe të sigurojë edhe ndeshjen e tretë që do të luhej në fundjavë në Ferizaj.