KULTURË

Besa Llugiqi sfidon veten në rol teatror

Ajo njihet si soprano që ka prekur skena ndërkombëtare, por kohëve të fundit, e ka sfiduar veten edhe në teatër. Sopranoja Besa Llugiqi, e portretizon rolin kryesor të shfaqjes “Erveheja”, që u dha premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në fund të dhjetorit.

Llugiqi, e cila viteve të fundit, karrierën e saj e zhvillon kryesisht në Bullgari, për emisionin “Express”, foli edhe për vështirësitë e realizimit të shfaqjes “Erveheja”.

Për interpretimet e roleve operistike, Llugiqi i ka rënë në sy edhe kritikës gjermane, që e veçoi sopranon kosovare për rolin e Inesit në “L’Afrikane”. Revista gjermane “Das Opernglas” shkroi se Llugiqi, ka vokal të fuqishëm, transmeton Koha.net.

Përveç në skenën bullgare sopranoja kosovare, viteve të fundit ka interpretuar edhe në Teatrin e Operës “Baltika” në Poloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.