ROZË

Besa Kokëdhima elegante, seksi e sharmante në fotografinë e fundit

Para katër muajve solli këngën e fundit të titulluar “La la la”, i cili u mirëprit prej fansave dhe publikut të gjerë.

Besa Kokëdhima është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme për 175 ndjekës.

Zeshkania së fundi ka realizuar një set fotografish dhe i ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet tejet atraktive.

Bukuroshja shihet duke marrë poza të nxehta dhe provokuese e veshur në një fustan të zi teksa ekspozon këmbët pranë një plazhe gjersa po perëndonte dielli.

Ajo që dihet është se këngëtarja tashmë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vjen me një projekt të ri muzikor dhe duket se imazhet e fundit janë marrë gjatë xhirimeve të videos së këngës.

Ndryshe, Besa gjatë verës ka paralajmëruar se do të vjen me një numër të koncertesh anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë.