Besa inkuadrohet në Superligën e hendbollit

Besa do të jetë pjesë e elitës së hendbollit kosovar për edicionin e ardhshëm garues 2024/2025. Kjo pasi skuadra pejane është shpallur kampione në Ligën e Parë të Kosovës.

Për këtë sukses nuk ka munguar urimi nga Federata e Hendbollit të Kosovës. 

“Hendbollistet e skuadrës pejane kanë fituar titullin pas një kampionati të fortë e interesant. Besa kishte konkurrencë të fortë nga Verona e Vjosa, por triumfoi në fund. Verona përfundoi nënkampione dhe do të luaj në barazh për vend në Superligë.

Ndërkohë Besa promovohet në elitën e hendbollit kosovar për edicionin e ardhshëm garues, 2024/2025.

Kupa e kampionit, skuadrës së Besës i është dorëzuar të dielën. Dorëzimin e kupës e bënë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe komesari i garave të FHK-së, Isak Osmani”, ka shkruar FHK.

“Federata e Hendbollit e Kosovës e uron KHF Besën për suksesin e arritur dhe i dëshiron suksese në Superligë”.

Go to TOP