Kosova

Besa Ahmeti ka nevojë për ndihmën tuaj

Besa Ahmeti nga fshati Llozikë e Malishevës ka nevojë për ndihmë financiare.

Ajo hoqi një tumor mbiveshkor rreth 8 kilogramë. Me rekomandim të tre mjekëve nga QKUK, Ahmeti është operuar në spitalin Sistina në Shkup, për çka i duhen mjete të tjera për trajtim.

Bashkëshorti i saj, Muhamet Buzhala, kishte bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë të cilët e kanë pranuar kërkesën dhe i kanë ndarë 50% të shumës së kërkuar (3260 euro) nga spitali, por që këto mjete aktualisht nuk mund të realizohen.

Familja kërkon nga qytetarët që kanë mundësi t`iu dalin në ndihmë financiarisht, për shkak se spitali ka paralajmëruar që pacientja do të lirohet në fundjavë dhe pagesa duhet të kryhen sa më shpejt që është mundur, pasi që rrezikon ta lenë të flej në korridore.

Familja kërkon që paratë të dërgohen direkt në llogari të spitalit, me përshkrim të emrit të pacientit.

Për detaje mund të kontaktoni në numrat e telefonit:

+389 71727023 ose në viber +37745611233.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.