Bernard Berisha shkëlqen në Rusi, gol dhe asist në fitoren ndaj CSKA Moskë

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij Akmhat Grozni.

Berisha ka shënuar gol dhe ka bërë një asistim në fitoren e Akhmat në udhëtim te CSKA Moskë (1-2).

Futbollisti kosovar u fut në lojë në minutën e 71-të, kur skuadra e tij ishte duke humbur 1-0.

Pas tetë minutash, Berisha harkoi bukur në zonë për të gjetur Mohamed Konaten, i cili shënoi me kokë për 1-1. 

Në minutën e 87-të, ishte radha e Berishës për të shënuar, duke gjetur rrjetën me gjuajtje-harkim drejt portës, për fitoren e skuadrës së tij.

Pas ndeshjes, kosovari nga SofaScore u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshje me notën 8.1. 

Go to TOP