Kombëtare

Bërnabiq paralajmëron pjesëmarrjen në konferencën e donatorëve për Shqipërinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, të hënën e ka paralajmëruar pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, e cila mbahet në Bruksel dhe të cilën e organizon Bashkimi Evropian, si ndihmë Shqipërisë, pas tërmetit të rëndë, transmeton Koha.net.

Si është paralajmëruar prej Qeverisë së Serbisë, kryeministrja serbe do ta nisë vizitën në Bruksel me një drekë punë, të organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor nga komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur optimist se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuara nga tërmeti.