Rajoni

Bërnabic i flet botës në OKB për situatën në veri, viktimizohet pa masë para tyre

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka folur me tonë jashtëzakonisht viktimizuese në OKB për situatën në veri të Kosovës.

Ajo aty ka thënë se Kosova me dërgimin e Specialëve në veri, sipas saj ka shkelur “brutalisht” marrëveshjen e Brukselit dhe se kjo shkaktoi një krizë të madhe

Madje sipas saj, gjithë kjo situatë ndërpreu furnizimin me ushqim dhe barna për serbët e veriut.

“Me pretekstin e zbatimit të rregullave të reja në targa, Prishtina dërgoi njësi speciale të armatosura rëndë në veri të krahinës. Kjo është një shkelje tjetër brutale e Marrëveshjes së Brukselit, dhe kjo shfaqje irracionale e forcës shkaktoi një krizë të madhe”, tha ajo.

“Kjo ndërpreu furnizimin me ushqim dhe ilaçe në zonat serbe në veri të krahinës, ndërsa banorët serbë të cilët u mblodhën paqësisht në protestë kundër masës u pritën me gaz lotsjellës dhe brutalitet policor, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin lokal dhe rajonaj”, tha Bërnabiq.

Madje ajo tutje ka vazhduar duke e paraqitur Serbinë si paqedashëse dhe të interesuar për një kompromis.