Show Biz

Berlusconi ndahet nga e dashura

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlsuconi është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë, siç raportohet së fundi dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël.

Miliarderi 83-vjeçar ka lënë 34-vjeçaren, Francesca Pascale pas një marrëdhënieje 12-vjeçare me të. Por çifti është ndarë me terma shoqërorë, siç bën me dije partia e tij Forza Italia në një deklaratë këtë të mërkurë.

Por kush është vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën?

Mediat shkruajnë se është një 30-vjeçare Marta Fascina, pjesë e partisë së tij. Ajo është e diplomuar në Filozofi dhe ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan.

Kujtojmë se, Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore. Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg pasi pagoi një 17-vjeçare të njohur si “Ruby the Heart-Stealer”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.