EKONOMI

Berjani: MTI nuk e zbaton vendimin e Qeverisë, ka krijuar kaos në Doganën e Kosovës,

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar importuesit nga rajoni se është anuluar udhëzimi administrativ i cili sipas tij ua ka mundësuar Inspektorët Privat të bëjnë kontrollin e cilësisë së naftës në mënyrë të kundërligjshme.Berjani, ka hedhur dyshime se trupet inspektuese private janë certifikuar po ashtu kundërligjshëm.

“Lus importusit që të kenë durim se pse Udhëzimi Administrativ 09/2020 është i anuluar por vetëm është në procedur. Kontrollin e cilësisë duhet të bëjë Dogana e Kosovës e jo trupat Inspektus Privat të cilët janë kanë marrë certifikata fallo për konformitet. Në tërë botën, këtë kontrollë e bëjnë Doganat”, tha Berjani.