Kombëtare

Berisha thërret për protesta/ Shqiptarët duhet të jenë në rrugë, kjo është çmenduri poshtëruese

Në një intervistë për Syri TV, ish kryeministri Sali Berisha ftoi shqiptarët të ngrihen në protesta pasi vendimet që po merr qeveria dhe kryeministri janë poshtëruese dhe diktatoriale.

I pyetur lidhur me vendimin e qeverisë për të shtyrë pandeminë deri më 23 qershor 2022, Berisha dha këtë përgjigje:

“Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha të drejtë qytetarëve të protestojnë. Unë ftoj shqiptarët ta konsiderojnë letër të vdekur deklarata skizo të Ramëse të ngrihen në protesta, me maska dhe në distancë sociale. Nëse ka një popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë janë shqiptarët. Po u tolerua me këtë mënyrë, njësoj si i ati i Kim Jong Un, do tju numërojë lugët. Duhet ngritur ndaj kësaj çmendurie poshtëruese dhe një njeriu që nuk ka moral”. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.