Kombëtare

Berisha reagon pas dëshmive të publikuara nga Brovina: Të vihet në vend drejtësia!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar pas dëshmive të publikuara nga deputetja Flora Brovina, ku shihen ushtarë serbë duke kryer krime të luftës.

Edhe pse, orët e fundit ka qarkulluar lajmi se fotoja të cilën e ekspozoi Flora Brovina nuk paraqet ngjarje në luftën e fundit në Kosovë, por bëhet fjalë për luftën në Irak.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb ndaj popullatës së Kosovës:

Miq, kjo foto qe paraqet barbarine serbe, perdhunimin publik te grave shqiptare nga monstra te ushtrise serbe eshte nje aktakuze e rende per genocidin dhe krimet kunder njerezimit te pushtuesve mizor serbe ne Kosove, te cilat kerkojne drejtesi dhe kurre nuk parashkruhen.

Por kjo foto dhe qindra e mijra foto, video e dokumenta si keto akuzojne gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore kunder njerezimit qe hordhite e kasapit te Ballkanit kryen ne popullaten shqiptare te Kosoves. sb
/Kosova.info/