Kosova

Berisha: Po shpresojmë që Kurti të pajtohet me ofertën tonë

Deputeti Veton Berisha, ka deklaruar se sot pritet para fillimit të seancës për votimin e qeverisë të dakordohen me mandatarin Albin Kurti për ministrin nga komunitetet.

Ai tha se komuniteti egjiptian ka kapacitete dhe pret që t’i besohet një ministri. Pavarësisht kësaj, ai tha se do ta votojë qeverinë.

“Vetëm sa erdhëm në Kuvend dhe sot po pritet me u dakorduar me z.Kurti, ta shohim a po pajtohen me kërkesat tona dhe me ofertën tonë. Është programi i qeverisë për zhvillimin e komunitetit, komunitetit egjiptian në këtë rast. Ne prej fillimit kemi thënë që jemi të interesuar të marrim përgjegjësi në qeveri që me marrë për herë të parë me pas komuniteti egjiptian një ministri, kemi kapacitete, kemi mundësi dhe po e shqyrtojmë këtë mundësi. Po shpresojmë që ministria e 13 që veçse ka dal në opinion me na u besua neve, për shkak që është e mundshme me kushtetutë dhe vetëm duhet vullnet politik”, tha ai.

Berisha tha se në parim janë për të votuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi shtoi se nuk janë për të penguar.

Sa i përket asaj se a ka dakordim brenda grupit parlamentar 6+, Berisha tha se edhe brenda grupit ka përçarje, pasi të gjithë duan të marrin ministrinë që u takon komuniteteve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.