Kosova

Berisha: Nga nesër të reduktohen daljet, Kosova hyn në kthesën e parë të ashpër

Mjeku Visar Berisha ka bërë thirrje për qytetarët t’i respektojnë rekomandimet nga institucionet për parandalimin e infektimit nga koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se Kosova është në kthesën e parë të ashpër.

Ai tutje ka shtuar se në ditët që vijnë do të shihet nëse kanë qenë efektive masat e marra nga Qeveria.

“Në këtë 2-3 ditësh kemi me sa kanë qenë efektive masat e ndërmarra deri tash. Nëse numri rritet hovshëm, do të thotë nuk jemi ruajtur. Nëse numri nuk e kalon 70-100 atëherë jemi duke u mbajtur mirë. Si do që të vie puna, nga nesër në mëngjes duhet të reduktohen forcërisht daljet, të organizuara me orare. Blerjet s’mund t’i mbajmë çdo ditë. Në 3 ose 5 ditë më së miri. Vizitat te njëri-tjetri le të marrin fund”, ka thënë ai.