Kosova

Berisha nga komuniteti egjiptian: Lista Serbe manipuloi edhe me komunitetin tonë

Kandidati për deputet i komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe për manipulim me romët në zgjedhje. 

Përveç manipulimit me votat e veriut me komunitetet tjera, sipas Berishës, viktimë e këtij manipulimi është edhe komuniteti egjiptian.

Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë.

‘’Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektuar diçka mjaft mirë e menduar. Thuhet që është krijuar një parti pa adresë e kryetar, të kaluar politike”, ka thënë Berisha.

Ai gjithashtu tha se “Iniciativa Rome cila ka marrë vota në vendbanime serbe”, tha Berisha në Dukagjin.

“Është orkestrim i votave, ndikimi nga Serbia. Është orkestrim i përbashkët me Listën Serbe’’, shtoi Berisha.