Kosova

Berisha: Elektorati nuk e votoi Vetëvendosjen për ta bërë ministër Blerim Rekën

Ish-kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar Kurtin në përzgjedhjen e ministrave të Vetëvendosjes.

Berisha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa kur kishte bërë koalicion me PDK-në duke prishur VLAN-in në vitin 2014 kishte zhveshur shumë liderë politikë në Kosovë.

Ai thotë se Mustafa edhe tash është gati ta “zhvesh” edhe partnerin e tanishëm të koalicionit të pretenduar.

“Isa Mustafa është akademik në shkencë, por ai është akademikë edhe në politikë dhe i njeh mirë kalkulimet’.

Berisha ka thënë se Vetëvendosje gaboi edhe me vendosjen e emrave të ministrave pasi sipas tij qeverinë e prodhojnë zgjedhjet dhe votuesit.

“Votuesit nuk e kanë votuar Vetëvendosjen që të kenë Ministër të Jashtëm, Blerim Rekën. Kjo dukuri tregon frymën e kapjes në parti, kur lideri vendos për gjithçka”.

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare thotë se tendenca e Ramës dhe tash edhe e Kurtit që duke marrë kuadro shqiptare nga shtetet tjera të pretendojnë se po bëjnë bashkimin kombëtarë të shqiptarëve është e gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.