SPORT

Berisha e Shala përfaqësojnë Kosovën në “eEuro 2020 – PES 2020”

Lorik Berisha dhe Genc Shala do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet online të turneut ndërkombëtar të videolojërave “eEuro 2020 – PES 2020”.

Të dy ishin triumfues në turneun e mbajtur për dy ditë në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës e me përkrahje nga “Xportal” e “Gjirafa 50”.

Në këtë turne kanë qenë të përfshirë 128 lojtarë, të cilët kanë garuar me sistem eliminimi gjatë dy ditëve. Në ditën e parë fitues doli garuesi Lorik Berisha, i cili në serinë finale prej tri ndeshjeve e mundi garuesin Shkumbin Gashi, ndërkaq në ditën e dytë në serinë finale fitues doli Genc Shala, i cili e mundi Gramoz Bajgorën.

Finalistët u shpërblyen me nga një top dhe fanellë të kombëtares, derisa fituesit edhe me nga një Sony-Playstation.

Dy fituesit do të kalojnë në UEFA eEURO 2020 kualifikimet online – Në këtë fazë shtetet garuese do të ndahen në dhjetë grupe për fazën e kualifikimeve online, e cila do të mbahet në mes të marsit dhe majit 2020. Secili shtet do të luajë dy ndeshje (një kundër një) kundër shtetit tjetër në grupin e njëjtë dhe pikët nga dy ndeshjet do të shtohen në tabelën e grupeve. Ekipet më të mira do të kualifikohen në finalen e UEFA eEURO 2020 në Londër.

Finalja e UEFA eEURO 2020 – Live eventi në Londër do të përcaktojë kampionët e UEFA eEURO 2020 dhe do të mbahet në 9 dhe 10 Korrik, përgjatë gjysmë-finaleve dhe finales së UEFA EURO 2020. 16 shtetet do të ndahen në katër grupe nga katër, ku dy ekipet e para nga secili grup do të kalojnë në çerek-finale. Ndeshjet e grupeve do të jenë në garë dy kundër dy, një ndeshje. Ndeshjet në fazën e eliminimit do të jenë një përzierje e një kundër një dhe dy kundër dy, tri ndeshje, përveç finales, e cila do të luhet me pesë ndeshje.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483