Kosova

Berisha e kujton Rugovën, tërheq vërejtjen për “tradhtinë” që po përgatit Edi Rama

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përkujtuar Presidentin Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes.

Berisha përmes Facebook-ut ka shkruar se Ibrahim Rugova ishte arkitekt i Pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti Rugova do të mbetet dhe nderohet përjetë në historinë tonë kombëtare si burri i shtetit që me trimëri të jashtëzakonshme, mençuri dhe vizion të pashoq themeloi në kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel të shqipëtarëve në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë tutje ka thënë se sot pas 14 viteve Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhëtisë së Edi Ramës.

“Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhëtisë së dytë të madhe nga veglat e Beogradit në Tiranë”, ka shkruar Berisha.