Kosova

Beqaj: I besoj drejtësisë, do të flas aty ku duhet

Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë, nuk ka pranuar të komentojë lidhur me akuzat ndaj tij.

“I besoj drejtësisë, do të flasë aty ku duhet”, ka thënë Beqaj, në RTK.

Ai është ndier i befasuar kur në Qeverinë e Kosovës është prezantuar një raport lidhur me Postën e Kosovës.

“Nuk mund të flasë për aktualitetin, sepse nuk jam i informuar në detaje. Në qeveri është prezantuar një raport, që ka qenë befasues. Në kohën kur kam qenë ministër, atëherë kemi pasur mbi qindra milona devidendë. Është çështje menaxhimi”, ka thënë ai.

Beqaj ka thënë se rinia e Kosovës është aseti kryesor.

“Aseti kryesor janë të rinjtë. Janë djemtë dhe vajzat që po e shpërthejnë më shpejt kufirin imagjinar ekonomik. Rinia jonë është duke lëvizur shpejt dhe ndërmarrjet po rriten”, ka thënë ai.

Beqaj është shprehur se kurrikulat në Universitetin e Prishtinës kanë nevojë të harmonizohen me ofertat e ekonomisë.

Ai është shprehur se Ministria nuk ka pasur progres ngase fonde ka pasur pak.