Beqa thotë se Kurti ka ambicie të bëhet si Kim Jong-un  

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka krahasuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, me Kryetarin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Megjithatë, Beqa thotë se duke nisur nga fakti që tani jetojmë në demokraci, ambiciet e Kurtit janë të vona.

“Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ambicie të jetë si Kim Jong-un. Por, ndoshta është i vonuar për një shekull, sepse jam shumë optimist që ka ambicie duke parë sjelljet e Kurtit. Prandaj, është i vonuar sepse koha e komunizimit, koha e regjimeve ka kaluar, ne po jetojmë në demokraci. Qytetarët janë rregullatori më i mirë. Megjithëse, qytetarët tanimë e kanë kuptuar nga zgjedhjet lokale që Kurti nuk ka diçka më shumë se teori, sepse nuk ka ndryshuar asgjë gjendjen në Kosovë”, deklaroi Beqa.

Prandaj, Beqa vlerësoi që Kosova duhet të lobojë, ta forcojë diplomacinë, ta rrisë kontrollin e shtetit, e në të njëjtën kohë ta sfidojë inflacionin.

Go to TOP