Beqa: Kurti duhet ose t’i kryejë detyrat e kryeministrit sipas kushtetutës, ose të japë dorëheqje

Hajdar Beqa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqje, ose t’i kryejë detyrat e tij në bazë të kushtetutës.

“Nuk kemi kryeprokurorë, nuk ka as zhvillim ekonomik dhe mendon ta luajë një patriot të vonuar që të ketë edhe një herë një masë relativisht të mirë në zgjedhje. PDK konsideron që kryeministri duhet ose t’i kryejë detyrat e kryeministrit konform kushtetutës, ose të japë dorëheqje”, ka thënë Beqa në Info Magazinë.

Ndërkaq për Listën Serbe tha se nuk duhet bashkëpunuar me të në këtë fazë, përderisa, sipas tij, është instrument i Vuçiqit dhe Beogradit.

Go to TOP