Rajoni

Vizita në Tiranë e Kurtit, në vëmendjen e mediave në Beograd (Foto)

Vizita e shkurtër e Albin Kurtit, Kryeministrit të Kosovës, në Tiranë, ka marrë vëmendjen edhe të mediave në Beograd – shkruan Kosova.info

Në një artikull në ‘Blic’, është shpalosur tërë agjenda e Kryeministrit Kurti në ditën e sotme. Fokusi i mediave beogradase mbetet tema e Mini-Schengen-it.

Kryeministri Kurti u prit sot me nderime të larta nga homologu i tij Edi Rama. Në agjendë i ka edhe takimet me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë  Gramoz Ruçin si dhe Presidentin Ilir Meta./Kosova.info/

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483