Kosova

Beograd/ OSCE-në fajtore për mbajtjen e zgjedhjeve në kushte kërcënuese për jetën nga COVID19

Kanë filluar zëra kundër OSCE-së, për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë në kushte pandemie ku vetem javën e fundit numei i të infektuarve ka kaluar mbi 400, transmeton kosova.info.

Qytetaret serbë në Kosovë po e shofin shumë të rrezikshme mbajtjen e zgjedhjeve në këto kushte dhe këtë situate e cila po kërcënon çdo ditë jetën e gjithë njerëzve në mbarë boten, por edhe në Kosovë.

Ne rrjetet sociale kanë dilluar te komentohen shumë zgjedhjet në Serbi të cilat organizohen edhe në Kosovë nga OSCE, Branislav Markovic një qytetarë serb nga Kosova ka shkruar n profilin e tij n Facebook se po rrezikohen qytetaret dhe jetë njerëzish nga mbajtja e zgjedhjeve në keto kushte pandemie.

Postimi i plotë:

Nëse ndhodet ndonjë rast qe dikush infektohet me Covid-19 dhe është përcaktuar se arsyeja është për shkak të zgjedhjeve të 21 qershorit, ju ftoj të vini me mua të hidhni vezë në ndërtesën e OSCE-së dhe të paraqisni një kallzim penal kundër atyre përgjegjës ose kundër OSCE-së në Këshillin e Evropës për rrezikimin publik të jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Unë do ta konsideroj OSCE-në fajtorin më të madh për mbajtjen e zgjedhjeve në kushte kërcënuese për jetën, dhe le t’i jenë gati për të paditur në miliona. Ky është një çmim i vogël për të paguar dikë që mund të humbasë një jetë, por fatkeqësisht është maksimumi që mund të arrijmë.

Unë gjithashtu do t’i pyesja përgjegjësit në OSCE nëse punëtorët nënshkruan një deklaratë duke rënë dakord të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre në kushte të tilla dhe të shkojnë në zgjedhje, që është një bombë e mundshme epidemike, dhe nëse OSCE-ja u shpjegoi atyre rrezikun për të shkuar te zgjedhje: merre ose lëre.

E gjithë kjo mund të çojë tek ne ose fëmijët tanë të sëmuren këtu dhe përhapjen e infeksionit. Për ta, jeta dhe shëndeti ynë janë të pavlefshme, por kjo nuk është rasti me ne. /Fatir Berzati – Kosova.info

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.