Hi Tech

“BenQ” prezanton monitorin 27-inçësh 2K për përdoruesit profesionistë

Për video dhe foto, profesionistët, të cilëve u duhet reprodukimi më preciz i ngjyrave, kompania “BenQ” e ka prezantuar monitorin e ri 27-inçësh 2K, të emërtuar PhotoVue SW270C, raporton Ubergizmo.

Monitori ofron “vetëm” rezolucion 2K, në vend se 4K, të cilën me siguri disa përdorues do ta preferonin më shumë, por nga ana tjetër vjen me një çmim prej 800 dollarësh dhe është një nga monitorët më të përballueshëm për profesionistët të cilët janë në dispozicion në treg.

Image

Sipas kompanisë “BenQ”, PhotoVue SW270C e ofron deri në 99% të mbulueshmërisë së ngjyrave AdobeRGB, Color Uniformity Technology, Hotkey Puck të ridizajnuar, 97% të mbulueshmërisë së ngjyrave DCI-P3, si dhe mbështetje për kadencë burimore, shkruan KOHA Ditore.

Një nga portet në dispozicion është porti USB-C, i cili mund të përdoret për ta lidhur laptopin dhe njëkohësisht për ta mbushur. Ekzistojnë gjithashtu porte standarde, si portet HDMI 2.0, DisplayPort dhe dy porte USB 3.1, si dhe një lexues i integruar i kartelave SD.