SPORT

Benjamin Kololli e Adnan Januzaj në Greqi – e provojnë biftekun e artë që kushton 1200 euro nga dora e kuzhinierit Nusret Gokce

Ylli i Kosovës, Benjamin Kololli po i kalon së bashku pushimet me atë të Belgjikës, Adnan Januzajn në Mikonos të Greqisë.

Të dy futbollistët kanë qenë në vizitë te restranti  i kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokce në Greqi.

Kololli dhe Januzaj e kanë shijuar biftekun e famshëm me flori 24- karatësh që kushton hiq më pak se 1200 euro.

Ka qenë Benjamin Kololli ai që e ka shpërndarë videon në rrjetin e tij social “Instagram”.

“Salt Bae” siç e njohin të gjithë, i quajtur Nusret Gokce i ka shërbyer vetë Januzajt, duke e ushqyer, pasi ia ka hedhur kripën që është specialiteti i tij .

Para disa muajsh ka qenë francezi Franck Ribery që e ka vizituar kuzhinierin e famshëm dhe kishte paguar për një biftek të tillë, ku pastaj ishte bërë lajm në mediat ndërkombëtare.