Show Biz

Bendi nga Zvicra lobon për Kosovën

DIE DIE BE ka lanësuar videoklipin e ri mjaft të guximshëm!? 

Bendi që organizoi Tour Visa Freedom for Kosovo, DIE DIE BE ka lansuar videoklipin më të ri. 

Për shkak të temës së këngës ata mund futën në probleme me ligjin ?! kjo sepse ky grup përmes kësaj këngë ku shihet prishja e parave, bënë thirrje për një sistem të ri, një sistem që duhet të lindë nga njeriu i cili i thotë MJAFT

Sistemit shfrytëzues të parave që vjen i dirigjuar nga lartë dhe jo nga njerëzit. 

Sistem i cili sipas anëtarëve të grupit ekziston nga besimi që kemi mbi të dhe nuk është aspak demokratik, por shtypës ndaj njeriut, i cili shfrytëzon interesin si zingjirë që skllavëron popullin.

DIE DIE BE shquhen për stilin dhe trajtimin e çështjeve që preokupojnë njeriun e shekullit 21 me anë të artit që ata promovojnë.

Ata do të jenë prezent gjatë verës në Festivale të ndryshme në Kosovë. Deri atëherë, ata janë akoma duke lobuar nëpër botë për largimin e vizave për të rinjtë nga Kosova.

Uroj që ky e-mail të hasi në mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!